Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), të akredituar në Kosovë, si dhe shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në fillim të takimit, Haradinaj ka thënë se qëllimi i takimit është që të diskutohet për agjendën evropiane të Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë së re.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Ata prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e Agjendës Evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë si dhe theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka kërkuar angazhim nga te gjitha institucionet për liberalizimin e vizave si dhe në zbatimin e MSA-së.
“Promovimi i qeverisjes se mirë dhe fuqizimi i sundimit te ligjit do të duhet të jen prioritet i yni në mënyrë që Kosova mos të vazhdojë të jenë të izoluar”, tha Hoxha.
Ambasadorja Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në Agjendën Evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut.
Mediet kanë mundur të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Më pas takimi ishte i mbyllur për medie.