I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Sabit Zejnullahun, babai i heroit, Hakif Zejnullahu.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot e prita Bacë Sabit Zejnullahun, babën e Hakifit që është sinonim i një brezi të tërë për liri. Të djemve që të kujtojnë Ademin, Luanin, Shkelzenin, Adrianin, Zahirin, Edmondin…e mijëra luftëtarë të tjerë, që ranë ndër breza për lirinë e vendit”.
“E gjithë kjo përputhet në këto ditë Qershori, që është muaji i përvjetorit të lirimit të qyteteve dhe të atdheut në përgjithësi.Në nderim të kësaj dite dhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.