Ish-komandanti i UÇK-së, për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka takuar disa bashkëluftëtare të tij, të cilët edhe i ka dekoruar me “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Haradinaj ka thënë se ishte kënaqësi takimi me ta me të cilët ishin së bashku në front kundër pushtuesit.
“Kënaqësi të takoja bashkëluftëtaret që në ditët e lavdisë, ishim së bashku në fronte kundër pushtuesit. Me këtë rast, kam dekoruar me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes sonë kombëtare, bashkëluftëtaret”, ka shkruar ai.