Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot akademikun, Nexhat Daci me të cilin kanë diskutuar për aktualitetin politik.
“Gjithnjë kënaqësi të shkëmbej mendime për rrethanat aktuale politike me Kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Nexhat Dacin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Si politikan me përvojë të gjatë dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese të rëndësishme të shtetkrijimit, këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin”.