Haradinaj takon deputeten franceze, kërkon mbështetje për vizat

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës zyrtare në Paris ka takuar sot Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

“Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota. Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet”.

“Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Europë”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme