Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten Emilia Rexhepi.
Me të diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.
“Prita në takim deputetën e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës”, ka shkruar Haradinaj.