Haradinaj takon ekipin negociator për dialog: Qeveria do të jetë në funksion të këtij ekipi

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ekipin negociator për dialog të votuar në Kuvend.

“Me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut, takova sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, së bashku me grupin e ekspertëve të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij ën Facebook.

“Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, që procesi i Dialogut ndërmjet dy shteteve të jetë transparent”.

“U zotova se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme