Në vazhdën e tubimeve parazgjedhore që po zhvillon i kandiduari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar takim me gra në Suharekë.
Haradinaj para tyre ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij katërvjeçare për këtë kategori si dhe ka shpalosur 100 prioritetet e qeverisjes së tij të ardhshme, njofton Klan Kosova.
Para kësaj Haradinaj vizitoi kompaninë e mobileve “Te Naseri” në Suharekë ku pa nga afër punën dhe produktet që ndërton kjo fabrikë.