Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me ish-ministrin e brendshëm të Austrisë, Friedhelm Frischenschlager, njofton Klan Kosova.
“Takim miqësor me Friedhelm Frischenschlager, ish ministër i brendshëm austriak dhe europarlamentar, për agjendën euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e Austrisë në këtë rrugëtim, posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook pas takimit.
“Austria është një nga adresat e para të Kosovës në Europë, e cila na ka qëndruar përherë në krah në përpjekjet tona për liri e pavarësi”.
“Miqtë e Kosovës kanë qenë bashkëudhëtarë besnikë të vendit tonë deri në liri dhe shtetndërtim”.