Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Pas takimit nuk pati prononcim për media. Për atë së çka u fol në takim, mediet do të njoftohen përmes një komunikate, thanë nga zyra e kreut të ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.
Zaharieva do të qëndrojnë në Kosovë edhe nesër ku pritet të ketë takime me presidentin Hashim Thaçi e homologun e saj Behgjet Pacollin.
Kosova është shteti i fundit i Ballkanit Perëndimor, të cilin ajo e vizion në kuadër të turit të saj ballkanik, që e filloi në verë të këtij viti.