Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë, ka qenë i nevojshëm ngase e rregullon statusin e bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka kërkuar nga deputetë që të votojë këtë projektligj ngase sipas tij, miratimi i tij mundëson anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë e cila janë: Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Kisha Protestante dhe Bashkësia e Hebrejve ku i shtohet me projektligjin e ri edhe Bashkësia e Tarkiatevbe të Kosovës”.
“Është e rëndësishme që ky projektligji është hartuar bazuar në konventa ndërkombëtare, gjithashtu me këtë propozoj që neni 6 me të cilin shtohet regjistrimi i bashkësive fetare riformulohet pra me rastin e themelimit të paraqitet lista e anëtarëve dhe paragrafi te fondet fshihet në tërësi”.
“Janë dy ligje që e sigurojnë anëtarësim në UNESCO, ky është njëri nga dy ligjet”.