Bashota: Kërkojmë një ligj që RTK-së i mundëson të punojë pa ndikim nga politika

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 12:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, ka miratuar projeksionin e shpenzimeve për muajt prill- qershor për Radio Televizionin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i bordit të RTK-së, Sokol Bashota tha se kanë dërguar të gjitha planet e detajuara për shpenzimet e RTK-së.

“Kemi dërguar sqarime shtesë për raportin tre mujor. Të gjitha planet e detajuara për shpenzimet e RTK-së për vitin 2021. Besoj që janë në bazë të vijave buxhetore. Ëshë një informacion i saktë dhe i përcjellë me sqarime”

“Ky projeksion a është në përputhje me projeksionin që i keni dërgu Kuvendit në tetor të vitit 2020. A keni paraparë shkallën e pagësës së borxheve gjatë kësaj periudhe” ka pyetur Muja.

Bashota ka thënë se çështja e borxhit është kompetencë e menaxhmentitn, jo e bordit.

“Sa e di unë po është paraparë. Kurse çështja e borxhit është kompetencë e menaxhmetit jo e bordit” ka thënë Bashota. Ndërsa Muja ka këmbëngulur se ligji thotë që është kompetencë edhe e Bordit.

Muja ka pyetur meqenëse Bordi paguhet 150 mijë euro në vit nga taksat e qytetarët a kanë provuar të pavarësohen.

“Po kemi bërë kontakte të vazhdueshme. Kërkojmë që të ketë një ligj të mirë që RTK të punojë pa ndikim nga politika dhe punëtorët ta kenë një vend pune të denjët për të punuar. Po punojmë që të kemi një Radiotelevison publik që sponsorizohet drejtpërdrejtë nga qytetarët kjo do të ndikonte në besueshmëri”, tha Bashota.

Pal Lekaj ka kërkuar të di se raporti i Auditimit për vitin 2020 a është i kualifikuar apo jo. Kastrati ka thënë së është i pakualifikuar dhe s’ka ndonjë çështje të veçantë.

Avdullah Hoti ka thënë se ka përshtypjen se nuk po qëndrojnë në temë deputetët.

“Ne e kemi një plan tre mujor dhe ne duhet të japim vërejtet tona sa i përket shpenzimeve. Duhet të sigurohemi se a po shpenzohen mjetet si duhet sipas ligjit. Nuk kemi të drejtë të pyesim se e bëjmë pastaj shpenzimin A apo B. Sot e kemi pikë të rendit të ditës një planifikim të shpenzimve deri në qershor dhe të japim vetëm vrejtje kapitale. Ne duhet të riajmë balancën e mosndërhyrjes në punën e RTK-së dhe të shohim vetëm nëse shpenzimet po shpenzohen në formën e duhur” është shprehur Hoti.

Të ngjashme