Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se duhet të shikohet mundësia që zjarrfikësit të kthehen në forcë nacionale.
Sipas Haradinajt, qeveria është duke e trajtuar me kujdes këtë çështje, raporton Ekonomia Online.
“Është një vazhdimësi e punës së komisionit për definimin e statusit të zjarrfikësve. Në këtë fazë zjarrfikësit dhe palët relevante nuk janë për me u ndryshu ligji. Ne jemi duke e trajtu me kujdes këtë çështje. Ajo çka kom dasht me trajtu është mundësia me i kthy zjarrfikësit në një forcë nacionale dhe ta kemi një përkrahje serioze në nivel vendi. Ne kishim mund me ia bartë disa funksione zjarrfikësve. Është shumë me rëndësi ta marrim seriozisht pjesën tjetër”.
Ministri Bedri Hamza tha se në vitin 2019 do të ndahen miliona euro për zjarrfikësit, raporton EO.
“Ne kemi reflektu edhe në buxhetin e zjarrfikësave për vitin e ardhshëm dhe do të kenë miliona euro më shumë. Kemi nda miliona euro për pajisje dhe mjete të punës për zjarrfikësat dhe besoj që do të korrektohet një çështje e lënë pas dore”.