Haradinaj: Thaçi s’e ka besimin tim që të dialogojë me Serbinë për korrigjim të kufirit

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:44 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk e ka besimin e tij për të diskutuar në Bruksel temën e korrigjimit të kufirit me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj shtoi në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, se përkrahjen e tij në dialog, Thaçi e ka vetëm për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë që t’i sjellë asaj njohjen nga Serbia.

“Janë dy etapa, njëra është dhënia e besimit te presidenti i vendit për ta përfaqësuar vendin në një proces për marrjen e njohjes së vendit, për të cilën ka besimin tim, në tema të kufijve dhe territoreve nuk e ka këtë besim dhe nuk kuptova se si jam hisedar i një teme të tillë. Nëse presidenti e shtron një temë të tillë nuk e ka shtruar në emrin tim, as grupit parlamentar as partisë që përfaqësojë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nga EO rreth kërkesës së tij për nisjen e grumbullimit të fakteve për demarkacionin me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova do ta ketë më lehtë të përmbyllë këtë proces.

Ai vlerësoi se kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e kufirit, Shpejtim Bulliqi dhe anëtarët e tjerë të komisionit e njohin mirë kufirin dhe kjo do të ndikojë që demarkacionin me Serbinë ta përfundojnë më lehtë pasi siç tha, ka më pak situata kontestuese. Situatë të vetme kontestuese aktualisht, sipas tij, është Karaçeva.

“Kjo kërkesë e komisionit nuk ka ardhur tash. Në momentin që është aprovuar në Parlament pjesa Marrëveshjes me Malin e Zi, menjëherë ka filluar puna për korrigjim të kufirit me Malin e Zi, këtë e kemi detyrë, do ta bëjmë, por e kemi lënë në etapat kur me zbatu i kemi në kalkulim tonin”.

“Në të njëjtën kohë i kam kërkuar ekipit që të përgatisë shënjimin e kufirit me Serbinë, është detyrë zyrtare e tyre. Për çdo pjesë të kufirit ata mund të thonë se e dinë kufirin. Z. Bulliqi dhe kolegët e tjerë e dinë shumë mirë dhe që është një lehtësi në shënjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Do ta kemi më lehtë, më pak ka situata kontestuese, është vetëm Karaçeva, mund të jetë një situatë tjetër të cilën nuk e di sakt. Por, nuk ka situata kontestuese të kufirit Kosovë – Serbi sepse kufiri ka ekzistuar dhe ekziston”.

Haradinaj ka deklaruar se nuk i frikësohet kërkesës së LDK-së për mocion ndaj Qeverisë në muajin shtator, derisa tha se është i pakënaqur me punën e opozitës. Ai i cilësoi si parti të dobëta LDK-në dhe LVV-në.

Për këto dy parti, ai tha se nuk kanë guxim politik të marrin përgjegjësi.

“Jam i pakënaqur me punën e opozitës, të dobët janë, LDK sidomos, për VV-në mos të flasim. Ne vazhdojmë të kemi mospajtime, por edhe punë kryejmë, sot kemi pasë një mbledhje me 24 tema dhe vazhdojmë punën për të mirën e qytetarëve dhe nuk e shohim problematike nismën e  tyre”.

”LDK dhe VV janë pa guxim politik për me marrë përgjegjësi dhe bëjnë zhurmë në Parlament dhe i ikin përgjegjësisë, e Qeveria i kryen  punët e veta që i takojnë me Kushtetutë dhe me ligj”, pohoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-blakaj-eshte-hajn-dhe-joprofesionist-e-ka-vene-ne-pikepyetje-liberalizimin-e-vizave/

Të ngjashme