Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 13:00, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar medieve nga Zyra për Informim e kësaj partie.
“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në ora 13:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Në ftesë nuk është përmendur arsyeja e konferencës.