Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot në ora 18:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftim të qeverisë së Kosovës.
Kjo mbledhje do të mbahet pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, në veri të vendit.