Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka qenë kritik ndaj kryeministrit, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare tash e gjashtë ditë në Greqi.
Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit të kthehet në Kosovë pas situatës së krijuar në Deçan.
Postimi i plotë:
Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.
Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!
Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!