Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në këto zgjedhje do të shkojnë vetëm për postin e presidentit.
Ai ka thënë se nuk do të caktojnë asnjë kandidat për kryeministër nga lista e tyre ndërsa bartës do të jetë kandidati për president, Ramush Haradinaj.
“I kemi 109 kandidatë për kryeministra”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se është e papritur që të shpërndahet Kuvendi për shkak të një deputeti. /Gazeta Express