Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do ta trajtojnë me legjitimitet kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.
“Ata e kanë dhënë një listë me tema. Gjitha temat e kanë një legjitimitet. Sot e përfunduam një, ligjin për dialogun dhe e diskutuam skemën pensionale. Kemi ligjin për pagat dhe shumë ligje tjera, edhe çështja e ministrit Rikallo do të trajtohet me legjitimitet sepse e tillë është”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
E në lidhje me idenë për bashkimin e Mitrovicës, kryeministri tha se është joserioze.
“Për Mitrovicë po më duket si joserioze, nuk ka pas nevojë me u nda që me u bashku prapë”, tha ai.
Ndërkaq lidhur me ndërprerjen e energjisë ai tha se KEDS nuk po i respekton qytetarët e vendit.
“Me energji është një problem i madh. Unë mendoj qe KEDS është duke e pa vetëm interesin e vet, ata nuk po i respektojnë qytetarët e as mu, edhe KEK-u, KOST-i dhe ZRRE-ja duhet të jenë të mobilizuar. Kapacitetet e Kosovës duhet të jenë të mobilizuar në maksimum”, tha kryeministri Haradinaj.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/527971951034681/