Haradinaj thotë se edhe ai shkoi ta takojë sot Kurtin, por se gjeti në zyrë: Në orën 9 isha aty

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Kurti gjatë ditës priti në takim krerët e partive opozitare, por të pranishëm u panë vetëm Memli Krasniqi nga radhët e PDK, dhe Lumir Abdixhiku nga LDK, derisa nga AAK, nuk u shfaq Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në Facebook, derisa ka thënë se ka qenë në ora 09:00 në zyrën e kryeministrit por ai nuk ishte aty.

Postimi i plotë:

I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!
RH

Të ngjashme