Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se edhe nëse ofrohet liberalizimi i vizave nuk do të hiqet taksa ndaj Serbisë, pasiqë sipas tij, këto janë dy çështje të ndara, raporton Ekonomia Online.
Sipas kreut të ekzekutivit Kosova ka dy kërkesa ndaj Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se liberalizimi do të ndodh para vitit 2020, kur ka thënë komisioneri i BE-sw, Johannes Hahn.
“Sot për BE-në dy kërkesa i kemi, normalizomi i dialogut sepse ka dal nga situata normale dhe liberalizimi i vizave. Liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me taksën, është e drejtë e qytetarëve të vendit, unë besoj që do ta marrim liberalizimin tash dhe jo aq larg sa ka thënë komisioneri Hahn”.
“Ne kemi nevojë dhe interes me na njohur Serbia për shkak se i dështon proceset tona integruese, por edhe Serbia ka interes për diçka, është tregu i Kosovës. Nëse ata janë të gatshëm, ne sot merrem vesh, nëse duhet me prit i presim sa duan”.
Pas tensioneve që pati dje me Mogherinin në Bruksel, Haradinaj ka folur sot edhe një herë për këtë çështje.
“…Mogherin e ka devijuar dialogun, e ka rrezikuar investimin e Bashkimit Europian në Ballkan dhe ka krijuar shqetësime në krejt rajonin”.
“Nuk guxojmë të pranojmë që BE të na jap veç detyra, jemi 2 milionë njerëz që i kanë izoluar në geto, ndërsa pa u shqetësuar fare tash na thonë hiqeni taksën”.
I pyetur pse nuk është ftuat në takimin e kryeministrave të Ballkanit, ai tha se e rëndësishme është për të se ai ka sqaruar njëherë se kush flet për territorin e vendit është armik i tij, raporton EO.
“Qëndrimi im se kush diskuton për territorin e vendit tim është armik i imi, këtë e kam sqaruar dhe nuk është që kam punë më aty. Unë punoj me të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së. Bashkimi Evropian është projekti jonë”.
Lidhur me letrën e përfaqësuese së BE-së, Frederica Mogherini që thotë se presidenti Hashim Thaçi është kryesues i dialogut, ai tha se janë të interesuar për intensifikim të këtij procesi, duke mos përmendur rolin e kreut të shtetit.
“Kur e kam kthyer letrën e taksës e kam shfrytëzuar edhe për të ju përgjigjur për çrregullimin e dialogut. Mogherini në letrën e kthyer ajo ka folur edhe për dialogun dhe delegacionin dhe marrëveshjen që ka përgatit Qeveria e vendit. Kosova po do dialog përnime dhe për krejt tema”.
“Ajo thotë që për marrëveshjen e kemi dëgjuar që ekziston dhe është imput për presidentin që paraqitet në dialog”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2030089950421159/