Haradinaj thotë se janë pro tërheqjes së Trustit: Të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 13:34 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e përkrah mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të trustit, derisa kërkoi që të bëhet një analizë dhe të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve, raporton Ekonomia Online. 

Ai tha se duhet të bëhet një analizë e kujdesshme, për shumën se sa duhet të tërhiqen, derisa kërkoi që të gjendet edhe formula e rikthimit të këtyre mjeteve nga Qeveria.

“Kemi analizuar edhe këtë veprim me kujdes me kolegët tanë, e përkrahim, për shumën se sa duhet jemi të hapur të bëhet një analizë e kujdesshme. Duhet të bëhet një projekt se si do të kthehen këto mjete nga qeveria. Pra, jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit nga Qeveria”, u shpreh Haradinaj.

“Jemi të shqetësuar për situatën me likuiditetin e KOST-it dhe është një situatë që po vazhdon të përkeqësohet. Devijimet e vazhdueshme  në furnizim me energji po e rritin koston”, tha Haradinaj.

Të ngjashme