Haradinaj thotë se me kryeministrin malazez ka mbetur pak të bisedohet për demarkacionin

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 12:31 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, u shpreh i bindur se vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq më 6 shkurt, ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit.

Por për demarkacionin Haradinaj tha se ka pak vend për negocim dhe se me të do të bisedohet për tema bilaterale mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

 

“Ne kemi një takim të punës me Republikën e Shqipërisë, kemi mbajt disa takime qeveritare, kemi një fillim të mbarë me Republikën e Maqedonisë, një takim të ministrave dhe takim të qeverive së shpejti, kryeministri i Malit të Zi nderon Kosovën me këtë vizitë dhe ne e presim në nivelin më të lartë shtetëror, bisedojmë për temat bilaterale, por qëllimi i kësaj vizite në fokus ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në ato tema që kemi dakordim, në ato që nuk kemi, pra janë tema mes dy vendeve”, tha Haradinaj.

“Sa i përket demarkacionit tema është në parlament, nuk ka mbet hapësirë shumë e negocimit mes kryeministraash”.

“Çdo kontribut, pra çdo aspekt që ndihmon tek zgjedhja e çështjes, e mirëpres, jemi të interesuar me gjet zgjidhje”.

Për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se është në procedurë të zakonshme, por nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.

“Çdo gjë është procedurë e zakonshme në Qeveri, kurdo që procedura e sjell në rend të ditës ne e trajtojmë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme