Haradinaj thotë se po punohet për heqjen e Kartonit të Gjelbër

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur pyetjes së deputetit Faton Topalli për çështjen e kartonit të gjelbër dhe heqjen e tij.

Kryeministri tha se ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat në heqjen e kartonit, derisa shtoi se janë në kërkim të listës së veprimeve që mund t’i marr Qeveria për heqjen e këtij kartoni.

“Kemi fillu me identifiku përmes së cilave veprime mundësohet që të gjithë që vinë ne Kosovë është fjala për bashkatdhetarët, e qe kane sigurime prej vendeve nga vijnë me vjeltë edhe për Kosovën por rezultatin ende se kemi”.

Por deputeti i VV-së Faton Topalli i kërkoi afat kohor se kur mund deputetët të marrin një përgjigje dhe a ka ndonjë ekip që merret me këtë.

Haradinaj shtoi se ka pasur shumë tema të tjera që e kanë marrë fokusin dhe kjo edhe ka rezultuar që çështja e kartonit të lihet pak anash, por tha se sot, nuk është në gjendje që të jap ndonjë afat.

“Kemi qenë me plot tema të menjëhershme dhe kjo temë ka qenë mungesë e fokusimit të mjaftueshëm në këtë teme, megjithatë është e iniciuar. Sot s’jam ne dispozicion me dhanë afat.

Por janë dy tri resorë qe duhet me punu në të njëjtën kohë më ardh tek një formule që do të rezultonte me hekjen e pagesës në kufi, apo kartonit të gjelbër”, shtoi ai.

 

Të ngjashme