Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një ndër prioritet e Qeverisë është rritja e cilësisë në arsim.
Ai ka treguar se për këtë prioritet të Qeverisë është marrë vendim që të rritet buxheti për 12% për vitin 2019.
Ai këto komente i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Postimi i kryeministrit Haradinaj:
Jemi fokusuar në rritjen e cilësisë së arsimit, që rënditet ndër prioritetet qeverisëse, duke shtuar buxhetin për 12% për vitin 2019. Në takim me profesoreshën Rozafa Koliqi-Lila, biseduam për gjendjen dhe sfidat në arsimin e lartë, si dhe për mundësitë dhe hapat që duhet ndërmarrë për ngritjen e cilësisë në universitetet tona.