Haradinaj thotë se s’ka prova për krime lufte nga Rikalo

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 14:00 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në Interpelancën e thirrur nga Grupi Parlamentar e LDK-së për akuzat publike ndaj ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, tha se nga të gjithë mekanizmat shtetëror ka marrë informata se nuk prova që ministri të ketë kryer krime lufte.

Haradinajt sqaroi se menjëherë pas njoftimeve publike shqetësuese për Nenad Rikallon si kryeministër ka kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat dhe ka marr përgjigje si vijon.

“Drejtoria për inteligjencë e MPB-së ka thënë se nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të policisë së Kosovës. Nga prokokuroria citoj “në lidhje me kërkesën ju informojmë se nuk evidentohet asnjë shënim me informacionet për Nenad Rikalon”, kurse AKI ka thënë se kur ka të dhëna të karakterit të tillë ne i dorëzojmë në prokurorinë e Shtetit. AKI nuk ka dorëzuar asnjë informatë për veprën e dyshuar për krime lufte për Rikalon. Edhe KMDLNj nuk ka ndonjë dëshmi, deklaratë apo provë që inkriminon Nenadin për krime luftë në vitin 1998-1999″, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se reagimi i tij nuk ka qenë nguti, por i nevojshëm për të reaguar.

“Pra reagimi im nuk ka qenë i gutshëm por unë kam kryer detyrën zyrtare dhe kam kërkuar qëndrim zyrtar mekanizmave të vendit. Në përputhje me këto të gjetura gjendja është kjo që e kemi sot, dhe kjo nuk është e krijuar nga unë por nga sistemi ynë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Rikalon po e sulmojnë ata që ia kanë uzurpuar banesën

Haradinaj, thotë se ata banorë që po e sulmojnë Rikalon, pas luftës ia kanë zënë banesat atij.

“Ditën kur ka ndodhë ngjarja unë jam kanë në detyre dhe i kam pyetur ata që janë në detyrë. Ua tregova institucionet një nga një. Reshat Millaku, kryeprokuror dhe AKI tregojnë ngjarjet një nga një. Këta që po flasi janë që ia kanë zënë  banesën këtyre që po folin dhe ia kishin marrë disa para”, ka thënë Haradinaj.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në interpelancë paralamentare, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili ka lexuar një letër të dy banorëve të lagjes Dardania, që flasin për, siç e quajnë ata, dhunën e Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë.

 

Të ngjashme