Është dorëzuar në Qeveri koncept dokumenti për skema të pensioneve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton Ekonomia Online.
Njëra nga kërkesat e Partisë Socialdemokrate sipas kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë krijimi i komisionit për skeme pensionale.
“Kemi sugjerim për krijim të një komisioni një grup i deputeteve për skemën pensonale. PSD ka propozuar një propozim për këtë skemë, ka qenë edhe kërkesë për votim të buxhetit”, tha Haradinaj.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica është mirë që ai koncept dokument të miratohet dhe në vitin e ardhshëm të jetë gati.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale ka dorëzuar ne qeveri koncept dokumentin për skema të pensioneve. Është mirë që ai koncept dokument të miratohet dhe në vitin e ardhshëm ta kemi. Mirëpo duhet të krijohet një komision. Kosto buxhetore që prodhon ky dokument është deri në 2020 jo më herët”, tha Reçica, raporton EO.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/527971951034681/