Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur rreth paraqitjeve të tij të fundit të cilat në shumë raste i ka përcjell edhe me këndim, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka treguar se këngën e nisi në luftë dhe thotë se për herë të parë e këndoi këngën “Kah po shkon moj Zanë”.
Por, kryeministri tregoi se këtë këngë nuk e pëlqenin ushtarët e tjerë derisa tregoi edhe sinonimin e saj.
“Këngën e kam fillu në luftë nuk e di a prej tute a prej trimnie, ka qenë kënga “Kah po shkon moj Zanë” gjithë ushtarët e kanë pas mërzi këtë këngë, unë nuk kam thënë qonu, por “Kah po shkon moj Zanë”, hera e parë që kam këndu në jetën time është në luftë”, u shpreh Haradinaj.
“Në luftë nuk kemi pasë trumpetë ose alarm për t’i zgjuar ushtarët nga gjumi – ka qenë kënga: ‘Kah po shkon moj zanë’”.
“Këndoj jo që di të këndoj ose që jam këngëtar – këndoj sepse kam qejf. Nëse ka komente dhe nuk i pëlqen dikujt – e kuptoj, por besoni se hera e parë që kam kënduar ka qenë veç në luftë kur kam shkuar t’i zgjoj ushtarët e UÇK-së”.