Haradinaj tregon pse shkoi në shtëpinë e Radojiçiqit: Mënyra që të krijohet besim i ndërsjellë

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje për takimin që kishte me Milan Radojçiqin në veri të Kosovës.

Ai tregoi për arsyet pse ka shkuar atje, ndërsa tha se më pas policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij.

“Mu në atë shtëpinë ku kam shkuar unë, më pas ka shkuar Policia e Kosovës që është hera e parë prej ekzistencës së shtetit, por ligji e ka bërë këtë, jo unë”, tha Haradinaj në “Blic InterView”.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurtin, për patriotizëm falso.

“VV nxiti një debat prapë se unë kam vizuar Radojiçiqin në shtëpinë e tij ose ndryshe të them në vend qëndrimin e tij. Po i pyes shqiptarët në përgjithësi, Kosovën si është ky raport kush ka shkuar në Veri. Ka shkuar kryeministri i Kosovës që është nën juridiksion, e kuptoni që është sovraniteti, që është Kushtetuta. Kush ka shkuar tjetër, ish- komandanti i UÇK për zonën e Dukagjinit që e ka kryer shumë mirë punën e vet… çka nënkupton kjo vizitë – nënkupton një vetëbesim dhe një fuqi për depërtimin e Kosovës në veri çdo kund çdo pjesë. Në kohën kur kam shkuar unë, ai nuk ka qenë i akuzuar dhe me asnjë precedent penal a ligjor më pastaj ka ndodh… Mu në atë shtëpinë ku kam shkuar unë, më pas ka shkuar Policia e Kosovës që është hera e parë prej ekzistencës së shtetit, por ligji e ka bërë këtë jo unë. Shikoni patriotizmi falso dhe ata që kanë mungesë patriotizmi dhe kanë mosbesim ndaj vetvetes i ikin kësaj. Amerikanët negociojnë me talibanë, kanë negociuar dhe kanë siguruar largimin nga Afganistani sepse kanë pas plan të rigrupohen… Vizita te zyrtarëve të Kosovës në veri kudo qofshin atje, janë mënyra që të krijohet një besim i ndërsjellë, mënyra për ta depërtuar Kosovën dhe zbutjen e atyre njerëzve ndaj Kosovës”, tha ai. 

Të ngjashme