Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se nuk ka pranuar që të vaksinohet në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie tha se do të vaksinohet pasi vaksinë ta marrin 2/3 e qytetarëve të vendit.
Madje sipas tij, masat e reja janë fshehje nga përgjegjësia që ende nuk është siguruar vaksina.
“Mbyllja e ekonomisë është fshehje dhe kjo Qeveri nuk e mban përgjegjësinë pse s’ka vaksina ende.”
Haradinaj edhe të mërkurën e ka quajtur deputetin e VV-së, Salih Zybën sekser klasik që ka marr përsipër trafikimin e votave për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.
“Zoti Zyba kanë kontaktuar me deputetët tanë dhe njëri nga këta deputet me mu, por përgjigja ka qenë se ju jeni sekser, por jam i gatshëm me u taku me kryetarin e VV-së, por duhet të ndalen këto oferta dhe zoti Zyba është një sekser klasik që ka marr përsipër trafikimin e votave”.
Ndërsa për votën e deputetes Albena Reshitaj, i pari i AAK-së thotë se ky proces ka qenë trafikim i votave, derisa ka shtuar se AAK-ja nuk ka marr asnjë vendim karshi saj, raporton EO.
“Ne e shohim vendimin e deputetët Reshitaj si pjesë e një procesi të një trafikimi të votave, por nuk ndjehemi mirë sepse edhe Reshitaj ka kërkuar votë për Aleancën, zgjedhja e presidentes e kanë penduar fitoren e Kosovës. Ne nuk kemi marr vendim të çfarëdo veprimi të Reshitaj dhe nuk e dimë se çka do të veprojmë”.