Kandidati për kryetar të Prishtinës, përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, ka thënë se Tregu i Gjelbër ndodhet në një situatë kaotike.
Gjatë vizitës së tij në këtë treg cili ndodhet në qendër të kryeqytetit, Haradinaj me pronarët e lokaleve dhe tregtarët që operojnë aty, bisedoi rreth kushteve momentale dhe nevojave që i kanë.
Haradinaj tha se me largimin e AKP-së nga hapësira e tregut, do të fillohet menjëherë me implementimin e projektit të ri të tregut, e që sipas tij kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për tregtarët, pasi ata do të ishin përfituesit më të mëdhenj nga ai projekt.
Sipas Haradinaj, prioritet do të jenë operatorët ekzistues që me shumë mund e sakrificë ia dalin t”i mbajnë familjet.
Njoftimi i plotë:
Tregu i Gjelbër gjindet në situatë të rëndë. Shitësit përveç probleme me hapësirë përballen edhe me kushte të mjerueshme, që i rrezikon funksionimin normal.
Projekti ynë për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët. Lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht.
Prioritet do të jenë operatorët ekzistues që me shumë mund e sakrificë ia dalin t”i mbajnë familjet.