Kryeministri Ramush Haradinaj është tronditur nga vdekja e basketbollistit Gazmend Sinani.
“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të anëtarit të përfaqësueses sonë në basketboll, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”.