Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka kujtuar 19-vjetorin e sakrificës së Familjes Jashari.
Siç thotë ai, nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme dhe se nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari!
“Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.
Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.
Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se kreu i AAK-së gjendet në Francë në pritje të një vendimi të gjykatës Franceze ku kjo e fundit e arrestoi atë mbi bazën e disa fletarresteve serbe.