Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Ramush Haradinaj sot është takuar më strukturat e kësaj partie në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se Kryeqyteti e ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.
“Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”.
Ai ka falenderuar të gjithë kandidatët e Aleancës nga Prishtina mbi të gjitha të gjithë ata vetëranët e aleancës të cilët i qendruan besnik aleancës që nga fillimi.
“Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj”.
Kreu i AAK-së ka shtuar se me bashkë kandidatët e tjerë për deputet “Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit” duke u shprehur më tejë se kenaqësi i prinë kësaj liste me emra të lartë nga të gjitha fushat.