Kryeministri Ramush Haradinaj me zëvendësit e tij, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kanë qenë në një takim me presidentin Hashim Thaçi që nuk ka zgjatur shumë.
Haradinaj ka thënë se takimi ishte i shkurtër, meqë ishte konfirmim i diskutimeve të së enjtes, në të cilat mori pjesë ai, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
“E vërtetë që secili ka pasë disa pozicione të caktuara, jemi në prag të një dakordimi për drejtimin që do të ecim bashkë, si institucione”.
“Takimi i fundit ishte më shumë për të konfirmuar, nuk ishte përplasje. Dje dhe pardje ka pasë diskutime të hapura por sot ishte një konfirmim për më tutje”.
I pari i ekzekutivit kosovar, duke folur për çështjen e kufijve, ka thënë se nëse hapet kjo temë, ai nuk do të jetë më pjesë e diskutimeve.
“Unë ju siguroj që pozicioni im është i qartë – në atë moment që hapet kjo temë, nuk jam më në atë tavolinë. Nuk do të qëndroj në një tavolinë ku hapet kjo temë”, tha Haradinaj.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-diskutimi-i-vazhdueshem-per-kufijte-ftese-per-tragjedi-te-reja-ne-ballkan/