Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar urdhrin që ka marr për vizitat e ministrave jashtë vendit.
Haradinaj tha se çdo ministër do të raportojë për vizitën zyrtarë që ka bërë lidhur me arsyen e qëllimit dhe stafin që iu ka bashkuar, raporton Ekonomia Online.
Në të kundërtën, Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa.
“Ne të gjithë jemi njerëz me përgjegjësi politike, por kemi edhe përgjegjësi morale. Çdo kush që ka me udhëtuar le ta raporton vizitë përpara”.
“Ndërsa do ta vendosim një pikë të ditës për vizitat e ministrave gjatë vendit. Do të tregoni se ku keni qene dje sa staf keni pas me veti”.
“Nëse nuk e bëni na do të kërkojmë hetim pasë masa tjera çka ka ndodh. Çdo vizitë që bëhet me paret e popullit dëshirojmë me ditë përpara vizitën qëllimin e vizitës”.