Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë amerikanët për Ditën e Falënderimeve.
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve ua përcjellë urimet më të përzemërta Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës”.
“Në këtë festë tradicionale, populli amerikan vlerësojnë atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë”.