Haradinaj uron Biden, thotë se do të forcohen edhe më shumë lidhjet strategjike ShBA-Kosovë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington.

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për president të Kosovës, Ramush Haradinaj marrjen e detyrës së Biden si president i 46-të i SHBA-së e ka quajtur një ngjarje me rëndësi globale.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, i pari i AAK-së ka falënderuar Biden për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

“Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.

Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme