Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar akademik Nexhat Dacin, për zgjedhjen kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Përgëzoj Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta të mbajtura sot”.
“Uroj Kryesinë e re dhe u dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në avancimin e dijës, artit, shkencës dhe mbi të gjitha interesave kombëtare”.
“Në veçanti, uroj Kryetarin e sapozgjedhur të ASHAK, akademik Nexhat Dacin, për detyrën e re”.
Ai ka thënë se Daci do të jetë promovues i vlerave më të larta shkencore dhe njerëzore dhe do të ruajë integritetin e Akademisë, si institucioni ndër më kredibilët të shoqërisë sonë, i cili mbron punën e gjeneratave të tëra, që kontribuan dhe sakrifikuan, njëkohësisht duke hapur shtegun për gjeneratat e reja, që do t’i dalin zot atdheut.