Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit duke premtuar se sa i përket cilësisë së arsimit do të përafrohen me standardet e BE-së.
“Fëmijë të dashur, kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor! Ne i kemi vënë vetes detyrë me prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Së bashku me mësimdhënësit tuaj do të punojmë që ky synim të bëhet realitet.”, ka shkruar ai në Facebook.