Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Olaf Scholz për zgjedhjen kancelar të Gjermanisë.
“Uroj institucionet dhe popullin gjerman për kancelarin dhe qeverinë e re”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar lidhje të forta dhe një partneritet të përjetshëm mbi vlerat e përbashkëta.
“Roli i Gjermanisë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në procesin e dialogut është vendimtar dhe duhet të intensifikohet. Mbarësi e suksese në detyrën e re Kancelar Scholz”, ka shkruar Haradinaj.