Bashkimi ka arritur ta fitojë titullin e parë në histori duke e mposhtur Prishtinën në finalen e madhe.
Prizrenasit fituan me rezultat 3-1, ndërsa finalja e katërt e zhvilluar në ‘Sezai Surroi’ doli të jetë vendimtare.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar klubin e Bashkimit.
“Titulli Kampion i Kosovës i Klubit Basketbollistik Bashkimi nga Prizreni, është kurorëzim i përpjekjeve të vazhdueshme të sportistëve tanë që të dëshmojnë talentin dhe suksesin kulminant brenda dhe jashtë vendit”.
“Sporti, në veçanti dhe krahas tij edhe arti janë shndërruar në shembullin më të denjë të përfaqësimit më të mirë të vendit”.
“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për talentët tanë, që janë ambasadorët e shkëlqyer në vend dhe botë. Urime”, ka shkruar Haradinaj.