Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit: Sistemi arsimor pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës. “Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin”.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë. Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin. Urime e qoftë një rinisje e mbarë! RH

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2385397574917976&id=179643115493444

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme