Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook iu uroi festën e Sulltan Nevruzit, Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe mbarë komunitetit të besimtarëve.
Haradinaj uroi që kjo ditë të sjellë shëndet, ngrohtësi e harmoni për të gjithë.
‘Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe mbarë komunitetit të besimtarëve, iu uroj festën e Sulltan Nevruzit. Le të sjellë kjo ditë shëndet, ngrohtësi e harmoni për të gjithë!’, shkroi Haradinaj në Facebook.