Deputetët kanë votuar sot për tre gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Këtë proces dhe zgjedhjen e tyre e ka uruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Me përzgjedhjen e tre Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha, sot u përmbyll një proces i rëndësishëm i sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Tre gjyqtarëve të rinj, punë të mbarë dhe integritet në mbrojtje të kushtetutshmërisë”.