Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rasteve të grabitjeve të fundit që ndodhën në Kosovë.
Haradinaj ka apeluar institucionet e sigurisë që të jenë në krye të detyrës dhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
“Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë”.
“I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie”.
“Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.