Haradinaj vazhdon me fushatën për Prishtinë: Qëllimi ynë është gjithëpërfshirja në vendimmarrje

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot kandidaten e radhës për Asambliste, Vjollca Govori.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot listës sonë iu bashkua edhe Vjollca Govori, e cila rrjedh nga një familje që përfaqëson vlera të larta qytetare e kombëtare, me prejardhje nga Prapashtica. Vjollca e cila jeton në Taslixhe në pjesën e quajtur ‘Avalla’, lagje që për Prishtinën është e rëndësisë së veçantë, sot zyrtarisht po i hyn garës për asamble të kryeqytetit, me bindjen se do të jetë përfaqësim i denjë i lagjes dhe rinisë së kryeqytetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se qëllim i tij është gjithëpërfshirja në vendimmarrje.

“Gjithëpërfshirja në vendimmarrje është qëllim i yni”, është shprehur ai.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3857928987593534/?d=n
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme