Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vazhduar një traditë të tijën.
Ai mëngjesin e festës së Bajramit e nis gjithmonë duke u shërbyer policëve ëmbëlsira. Madje, ai një veprim të tillë e bën në shumicën e festive.
“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.