Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Istog, ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Ai u zotua se vizat do të hiqen “më shpejt seç mendon dikush”.
Ai tha se asnjëherë nuk i ka gënjyer partnerët e koalicionit qeverisës se do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e kam rrejt askënd… Nuk kam marrë obligime që do ta miratojë demarkacionin, as miqve ndërkombëtarë nuk iu kam thënë po e me ju dalë jo”.
“E kam çuar marrëveshjen në Parlament se nuk ka vendim pa shku marrëveshja njëherë në Parlament. Liberalizimin e vizave keni me marrë shumë shpejt”, tha Haradinaj.