Haradinaj viziton Fabrikën e ujit “Zajqeci”, thotë se prodhimi e rritë zhvillimin ekonomik

Kamenicë | 12 Kor 2019 | 12:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në komunën e Kamenicës, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës në fermë në këtë komunë, ai vazhdoi rrugën për në Fabrikën e ujit “Zajqeci”, në fshatin Zajqec të Kamenicës.

Haradinaj tha se kjo fabrikë është zhvilluar me financim vetanak nga investitorët dhe tha se fabrika duhet të punësoj sa më shumë që ta mbaj rininë brenda Kosovës.

“Fabrika Zajqeci është një biznes familjarë, një investim domethënës ku populli e ka kthy në mit këtë ujë për shërimin që ka. Nga këtu dërgojmë porosi që prodhimi është ai që e rritë zhvillimin ekonomik. Me mbajt rininë këtu dhe me siguru vende të punës”, tha Haradinaj.

Ndërsa nga kompania Zajqeci ka folur menaxheri i kësaj kompanie, Sabri Gagica.

 Ai trego për nevojat që ka kjo kompani.

“Para një viti e gjysmë e kemi filluar këtë biznes, kemi nevoje për ta rritë kapacitetin e prodhimit. Kemi nevoje për depo dhe makineri që shtypin bidonët e ujit. Për momentin i kemi 10 punëtorë dhe kërkojmë që ta rrisim numrin e tyre”, tha Gagica, raporton EO.

Rahim Imeri, investitor dhe bashkatdhetar u shpreh i lumtur me vizitën e Haradinajt në fabrikën e tij që erdhi për ta parë për së afërmi.


Të ngjashme